Të mësosh kurrë nuk është vonë…
Në “Time Center”, gjuhët e huaja bëhen gjuha juaj…

Programi edukativ dhe mësimor i studimit të Gjuhëve të huaja në “Time Center”, organizohet në Modulin individual dhe Modulin në grup, me mësim të drejtpërdrejtë dhe online në seanca të barazlarguara nga njëra-tjetra.

Ky Departament përfshin një larmishmëri Paketash dhe Programesh studimi për të gjitha Nivelet dhe Grupmoshat.
Në këto Paketa, nxënësi apo studenti mund të përfitojnë Vërtetim, Çertifikim Kombëtar ose Ndërkombëtar dhe Diplomim të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Institucionet Vartëse dhe ato Partnere e Profesionale Kombëtare e Ndërkombëtare.

Programet e studimit sipas grupmoshave:

– Grupmosha Cikli Kopsht, Parafillor, Cikli i Parë Fillor Klasa 1-5:

1. Kurse Arti + Gjuha e Huaj.
– Studim interaktiv duke nxitur dhe motivuar pasionin dhe talentin e të krijuarit dhe të ideuarit.
– Studim pa ngarkesë gramatikore, gjuhësore dhe studimore.
– Nëpërmjet artit të të krijuarit, orëve interaktive, animimeve vizatimore dhe artistike mësojmë dhe zhvillojmë fjalorin, njohuritë bazë të të shprehurit në gjuhën e huaj përkatëse dhe fitojmë shprehitë bazë në varësi të një teme të caktuar.
– Fitojmë dhe zhvillojmë shprehitë bazë të të komunikuarit, të lexuarit dhe të të shqiptuarit.
– Mësojmë teknikat bazë të të bërit art.
– Mësojmë duke u argëtuar.
– Luajmë, mësojmë, nxitemi, motivohemi, vetëvlerësohemi.

2. Kurse Parafillestar i studimit të gjuhës së huaj.
– Mësojmë fjalorin, shprehitë dhe konceptet fillestare të gjuhës.
– Studim me literaturë pa ngarkesë të theksuar gramatikore.
– Mësojmë dhe argëtohemi.
– Nxitje dhe motivim.
– Studim interaktiv, etj.

– Grupmosha Cikli i Dytë 9-vjeçar, Gjimnaz, Studentë, etj.:

1. Kurse Përgatitore dhe Ndihmëse për lëndën e gjuhës së huaj në Procesin Akademik Shkollor.
– Studim me librin e shkollës.
– Konsulencë e drejtpërdrejtë pedagogjike duke ecur paralelisht me Kurrikulën shkollore.
– Shpjegim i mësimit duke nxitur dhe stimuluar aftësitë praktike në përvetësimin e gjuhëve.
– Ngarkesë jo e theksuar gramatikore.
– Konsulence e drejtpërdrejtë në kryerjen e detyrave të shtëpisë.
– Avancim i njohurive gjuhësore kapitull pas kapitulli.
– Nxitje, Motivim, Argëtim, Zhvillim, etj.

2. Kurse Përgatitore me Metodë të përcaktuar sipas Niveleve.

3. Kurse Përgatitore sipas fushave të Profesionit ose Aftësimit dhe Koopetencave Profesionale.

4. Kurse Përgatitore për Provimet dhe Kualifikimit Kombëtare, Ndërkombëtare, etj.